
Ish-ministri i Jashtëm në Kosovë, Anton Berisha deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se takimi i djeshëm në Bruksel mes kryeminsitrit Kurti dhe presidentit Vuçiç ishte fatkeq për Kosovën. Duke vijuar shpjegimin e tij, Berisha tha se faji bie i gjithi mbi Albin Kurtin, i cili është një politikan destruktiv i cili po tenton që shkollën e mbrapshtë që zbaton në Kosovë ta transmetojë dhe në qarqet ndërkombëtare.
Takimi Vuçiç-Kurti në Bruksel ishte fatkeq për Kosovën, një temë e parëndësishme bëhet shkas që Kosova të tensionojë situatën ne raport me SHBA-në dhe përfaqësuesit e BE-së. Një papërgjegjësi ekstreme e Kurtit që me paaftësinë e tij për të qeverisur Kosovën me premtimet që ka dhënë dhe me paaftësinë e tij për t’u marrë me temën kryesore që ka të bëjë me marrëveshjen e përgjithshme me Serbinë. Kurti krijon kriza të panevojshme dhe dëmshme për Kosovën siç ndodhi ditën e djeshme.
Ky është rasti i parë që një diplomat i profilit të lartë fajëson Kosovën. Hap pas hapi Kurti është fajësuar ndonëse me një fjalor më të kujdesshëm dhe dje ishte kulmi, Borrell fajësoi Kurtin. Fajësoi Kosovën si palë destruktike. Kurti është destruktiv, ka mbetur i dehur në 51% e rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë. Këtë shkollë të mbrapshtë që e zbaton në Kosovë tentoi ta zbatojë dhe në qarqet ndërkombëtare. Kurti dje ka marrë shuplakën më të rëndë që ka marrë Kosova në një profil kaq të lartë..
Kurti edhe në pushtet, i gjithë aktiviteti i tij ka qenë antiperendimor, ka mohuar arritjet e Kosovës nga '90 deri në shpalljen e pavarësisë, është ngritur në këtë frymë. Kurti është duke krijuar probleme të panevojshme dhe rrezikshme me veriun e Kosvës, ka rënë në kurthin e premtimeve të veta ta paarritshme. Çështja e dialogut Kosovë Serbi është çështje evropiane dhe transatlantike dhe duke u gjendur në një situatë të pamundësisë krijon kriza .
Më tej, Berisha tha se Kurti nuk mund ta zbatojë vendimin për targat dhe me sjelljen e tij po i jep mundësinë Kosovës të jetë më legjitime në territorin e Kosovës.
E kam thënë në MCN tv që Kurti nuk mund ta zbatojë vendimin për targat , nuk ka një instrumet që mund ta zbatojë e krijon këtë problem për t’i ikur keqeverisjes që ka brenda në Kosovë dhe për t’i ikur temës përfundimare pas propoizimit franko-gjerman, pasi aty do dalin në kundërshtim disa detyrime mbi të cilat Kurti është ngritur politikisht. Për sigurinë në veri kujdeset KFOR, EULEX, është dimension përtej instruksioneve të Kosovës.
Tha një analist serb, që Kurti është bërë aleat i Vuçiçit dhe i ka dhënë mundësinë Vuçiçit të trajtohet si palë konstruktive dhe kjo është e vërtetë. Me autogolat e tij, Kurti po forcon pozicionin e Serbisë dhe në raport me BE-në dhe në raport me serbët në veri. Serbia asnjëherë nuk i ka shuar orekset e saj dhe s’do i shuajë asnjëherë. Do duhet të bënim ne, t’ i ruanim raportet e mira me BE dhe SHBA dhe të krijjmë një platformë të pranueshme që dhe qytetarët serbë të ndiheshin mirë dhe Serbia të ndihej e kufizuar në Kosovë. Po i japim mundësinë Serbisë të jetë më legjitime në territorin e Kosovës dhe qytetarët.



