Stephen Bannon nuk do të jetë më Këshilltari kryesor i presidentit amerikan Donald Trump. Të premten Presidenti Donald Trump u tha zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë se kishte vendosur ta shkarkonte nga puna kryestrategun e tij, Steve Bannon, i cili njihet si personi që e ndihmoi Donald Trumpin të siguronte fitoren në zgjedhje. Por gjatë këtyre muajve thuhet se kishte patur kortradikta me figura të tjera të fuqishme në ekipin e ndihmësve të Presidentit. Disa mbështetës të zotit Trump i kishin bërë thirrje atij që ta shkarkonte zotin Bannon. Ky i fundit sipas gazetës The Neë York Times, ka këmbëngulur se largimi nga Shtëpia e Bardhë kishte qenë ide e tij dhe se ai ja kishte paraqitur dorëheqjen Presidentit 11 ditë më pare.



