Europa u përball me përmbytjet më të mëdha të regjistruara në rajon që nga viti 2013 në vitin 2024, ku 30% të lumenjve të kontinentit u tejmbushën, megjithëse në të njëjtën kohë u regjistruan temperatura të larta rekord, sipas një raporti të Observatorit Evropian të Kopernikut në bashkëpunim me Organizatën Botërore Meteorologjike.
Përmbytjet vranë të paktën 335 persona në Europë në vitin 2024, ndërsa më shumë se 410.000 njerëz prekën, thanë të dy organizatat në një deklaratë të përbashkët.
Europa Perëndimore u godit më së shumti, ku viti 2024 që ishte viti i dhjetë më i lagësht që rajoni ka parë që nga viti 1950, kur filluan të regjistroheshin të dhënat.
Stuhitë dhe përmbytjet kanë shkaktuar edhe dëme materiale prej 18 miliardë dollarësh.
“Këto janë përmbytjet më të gjera që Evropa ka përjetuar që nga viti 2013”, tha Samantha Burgess e Qendrës Evropiane për Parashikimet e Motit me Distanca të Mesme (ECMËF) gjatë një konference për pediat.
Këto fatkeqësi ndodhën gjatë vitit më të nxehtë që ka parë bota që nga fillimi i regjistrimeve dhe më i ngrohti për Europën, dhe tregojnë se një planet më i ngrohtë që thith më shumë ujë nga atmosfera çon në reshje më të dhunshme dhe përmbytje .
Në shtator, stuhia Boris solli tre muaj shi në pesë ditë, duke shkaktuar përmbytje të rënda dhe dëme materiale në tetë vende në Europën Qendrore dhe Lindore.
Një muaj më vonë, stuhitë e fuqishme, të nxitura nga erërat e ngrohta dhe të lagështa nga Mesdheu shkaktuan shira të rrëmbyeshëm në Spanjë, të cilat rezultuan në shkatërrime të mëdha në Valencia dhe humbjen e 232 jetëve.
Pothuajse çdo muaj të vitit 2024, përmbytje të rënda u regjistruan në Europë: në janar në Britani, në shkurt në veri të Spanjës, në mars dhe maj në veri të Francës, në qershor në Gjermani dhe Zvicë .
Në të njëjtën kohë, Europa Juglindore përjetoi valën më të gjatë të të nxehtit të regjistruar ndonjëherë, që zgjati gjithsej 13 ditë, akullnajat e Suedisë u tërhoqën me shpejtësinë më të shpejtë të vërejtur ndonjëherë dhe stresi i nxehtësisë midis banorëve të kontinentit u rrit.
Sipas Burgess, ky kontrast nuk lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, por më shumë me sistemet e kundërta të presionit që ndikojnë në retë dhe transportin e lagështirës.
Që nga vitet 1980, temperaturat në Europë janë rritur dy herë më shpejt se mesatarja globale.



