Arqile Bollano zgjidhet kryetari i ri i komanduar i Bashkisë Himarë

Arqile Bollano zgjidhet kryetari i ri i komanduar i Bashkisë Himarë

Është mbyllur sot rreth orës 16:30 minuta mbledhja e Këshillit të Bashkisë Himarë, e cila u mblodh jashtë radhe për zgjedhjen e kryetarit të ri të komanduar të bashkisë së Himarës, pas dorëheqjes së Blerina Balës.

Arqile Bollano është zgjedhur kryetar i ri komanduar me 12 vota, ndërkohë që Pervin Gjikuria u tërhoq nga gara.

Drupal Ad

Momentet e para të mbledhjes u shoqëruan me ngritje tonesh nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, raporton korrespondenti i MCN TV. Pas diskutimeve që nuk zgjatën shumë, nënkryetari i bashkisë Pervin Gjikuria u tërhoq nga gara, dhe u votua vetëm për Arqile Bollanon.

Në sallë ishin të pranishëm 19 nga 21 anëtarë të Këshillit Bashkiak, që janë në total.

12 ishin vota pro kandidaturës së Arqile Bollanos, nga të cilët 9 ishin të PS, 1 një nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Ky i fundit doli kundër anëtarëve të tjerë të koalicionit opozitar që u larguan nga salla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy