
Në Shqipëri çmimet e ushqimeve janë më të larta se në shumë shtete, në rajon dhe në Evropë.
Ekspertja e ekonomisë Etleva Treska ka deklaruar pwr edicionin e lajmeve nw MCN tv, se Shqipëria ndodhet përpara një tregu paradoksal, ku pavarësisht rënies së euros dhe forcimit të lekut, çmimet e ushqimeve bazë nuk po ulen, duke rënduar xhepin e konsumatorëve.
Shqipëria vijon të ketë një treg paradoksal, për faktin se me uljen e euros do të duhej të kishte edhe ulje çmimesh në produktet bazë për xhepin e konsumatorëve.
Së pari ne nuk jemi vend prodhues, por varemi nga importet dhe kjo ka rëndësinë e vet.
Kjo gjendje duhet parë në dy këndvështrime, nëse themi se ka rënë euro dhe importet duhet të na ulnin çmimin, kjo nuk është realitet.
Nëse themi që transporti është rritur dhe ne në momentin e parë që euro është rritur, akoma do të kemi rritje të tjera çmimesh, kështu që në mënyrë reale nuk është tregu, se ne jemi në një treg paradoksal.
Treska nënvizoi se duke qenë se vendi varet masivisht nga importet, forcimi i monedhës vendase do të duhej të reflektohej në produkte më të lira, gjë që nuk po ndodh në realitet.
Në momentin që është ulur euro dhe është forcuar leku, do të duhej që të kishim edhe ulje çmimesh, gjë që nuk është pasqyruar në produktet bazë, sepse ne e shohim te xhepi i konsumatorit që nuk ka asnjë ndryshim përveç se është rënduar akoma
Pastaj këtu ka edhe një treg informal, ato hallkat që vijnë nga prodhuesi, distributori, etj, edhe ato ndikojnë dhe bëjnë pjesën e vet dhe ndërkohë kemi një fuqi të dobët institucionale të konkurrencës.



