Pas sulmit terrorist në Londër, detaje të reja kanë dalë nga mediat Angleze.
Khalid Masood, i njohur si një kriminel për një varg veprash penale për të cilat ai ishte dënuar më parë, ishte rekrutuar në një xhibalit pjesë e grupit ISIS dhe ishte pjesë e një rrjeti të gjerë terrorist në Britani.
Masood kreu sulmin e terrorist në zemër të Londrës, dhe u vra më pas nga policia pas atentatit.
Por sipas shokëve të tij, e kaluara e tij kishte qenë mjaft e suksesshme dhe rezulton të kishte qene një nxënës i shkëlqyer dhe një sportist i shquar.
Ata janë të shokuar se si ai ishte kthyer në një terrorist të ISIS, dhe se si ai kishte mundur të vriste 4 vetët dhe të plagoste 50 persona para Parlamentit të mërkurën.
Njëri prej shokëve të skuadrës ku ai luante futboll kur ishte i vogël, është shprehur se ai ishte i vetmi futbollist me ngjyrë në shkollë dhe se gjithmonë ai ishte përpjekur për të qene shumë popullorë.
Ndërsa një tjetër shok i tij theksoi se ai nuk ishte fetar i madh. "Ai kishte një karakter të fortë, shumë miqësor shakator. Ai mund të ketë qenë i vetmi fëmijë me ngjyre në shkollë. Ai ka përjetuar një grimë të vogël racizmi, por jo shumë, sepse ai gjithmonë u përpoq të jetë miqësorë. Ne kemi qene tek shtepia e tij dhe ai eshte rritur nga nje nene e krishtere”.



