Duma: Referendumi nuk është dështim, por një debat i hapur

Duma: Referendumi nuk është dështim, por një debat i hapur

Në Itali u zhvillua dita e dytë e referendumit për pesë pyetje, katër për ligjet e punës dhe një për shtetësinë, të cilat u refuzuan për shkak të mungesës së kuorumit prej 50% plus një votë. Vetëm 30.6% e zgjedhësve morën pjesë, duke bërë që referendumi të konsiderohet i dështuar.

Në një intervistë për MCN, Fioralba Duma, aktivistja dhe sekretarja e lëvizjes “Italianët pa Shtetësi”, shpjegoi se në këtë proces pati një bojkot të gjerë institucional dhe përdorim të formave të sabotimit. 

Megjithatë, ajo theksoi se referendumi ka hapur një debat të rëndësishëm dhe ka angazhuar shumë njerëz, me mbështetje të lartë për pyetjet që lidhen me të drejtat e punëtorëve, të cilat kanë marrë nga 87 deri në 89 përqind vota pozitive.

“Në këtë rast pati një bojkot të gjerë nga institucionet, duke u bërë një paralajmërim. Kjo temë nuk u trajtua shumë si çështje politike, por ka pasur raste ku është përdorur një formë sabotimi.
 

Referendumi përfundon këtu, por nuk mund të quhet dështim, pasi çështja ka ngjallur një debat të hapur. Të gjitha partitë kanë të drejtë kur thonë se ky referendum ka angazhuar shumë njerëz.
 Në numërim mungon vota e diasporës, por pyetjet për të drejtat e punëtorëve kanë marrë mbështetje prej 87 deri në 89 përqind.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy