Sulmi ndaj faqeve qeveritare/ Balluku: Hetim i thellë, po nxjerrim mësim! AKSHI: Nuk pati humbje të dhënash

Sulmi ndaj faqeve qeveritare/ Balluku: Hetim i thellë, po nxjerrim mësim! AKSHI: Nuk pati humbje të dhënash

Zv.Kryeministrja, Belinda Balluku, drejtorja e AKSHI-t Linda Karcanaj dhe përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin, në një komunikim të përbashkët publik informuan lidhur me sulmin masiv ndaj sistemeve qeveritare.

Balluku deklaroi se shkalla e goditjes ka qenë masive dhe se sulmet kibernetike po tentojnë të gjunjëzojnë shtetet.

Bëhet fjalë për agresion të vërtetë kibernetik, nga një grup i mirëstrukturuar hakerash.

Bëj thirrje për të gjithë ata që duan të komunikojnë publikisht idetë dhe mendimet e tyre, në situata të tilla duhet pritur një hetim i thellë i sulmit kibernetik. Do jetë një raport i cili do bëhet transparent.

Zëvendëskryeministrja deklaroi se mungesa e gazetarëve në konferencë, bëhet me kërkesë të Microsoft, ndërsa shtoi se për të mos pasur dezinformim duhet pasur kujdes mbi gjithë sa thuhet.

Balluku shtoi se nga sulmi po nxirret mësim dhe po bëhet skanim i të gjitha sistemeve, për të bërë më tej një reformim të sektorit dhe për të ngritur sistemet e mbrojtjes kibernetike.

Nga ana e saj Karcanaj tha se pas 14 ditësh punë të pandërprerë nga ekipi i AKSHI në bashkëpunim me partnerët, u bë e mundur që edhe administrata t’i kthehet punës.

Është bërë rikuperimi i thuajse të gjitha sistemeve dhe izolimi i aktivitetit keqdashës. AKSHI po punon ngushtësisht me partnerët e Microsoft.

Nisi si sulm Ransomware, që ka për qëllim enkriptimin e të dhënave dhe kthimin kundër pagesave, por nuk ishte ashtu objektivi i vërtetë i sulmit fshirja e të gjitha sistemeve kritike qeveritare, nga reagimi i shpejtë nuk pati humbje të dhënash, ndonëse sulmi ishte i një shkalle të lartë sofistikimi.

Sistemet u verifikuan një nga një që të ishin të sigurt për çdo element para rikthimit online. Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i Fiskalizimit u rikthyen në funksion të plotë brenda 12 orësh nga momenti i sulmit.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave po ashtu.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave.

Të vetmet shërbime me të cilat ende po punohet janë njehsimi i diplomave dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e huaja, vërtetimi i ndihmës ekonomike, i pagesës së aftësisë të kufizuar, i kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social, lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës, kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike dhe shërbimet që lidhen me to.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy