“Kokë e këmbë në dashuri”, Berhami: Mund të dhurohet për Shën Valentin dhe përmes tij të përcillet një mesazh

“Kokë e këmbë në dashuri”, Berhami: Mund të dhurohet për Shën Valentin dhe përmes tij të përcillet një mesazh

Loreta Berhami nga botimet “Pegi” prezanton librin e ri “Kokë e këmbë në dashuri”, një komedi romantike e cila sipas saj, mund të lexohet në ato ditë kur jemi me ankth dhe duam të ngremë humorin, pa u ngarkuar me ankthe të tjera që nuk i kemi nevojë.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Berhami tregoi se ky është libri i dytë i dy librave, pas historisë së motrës së parë te libri “Na ishte një verë” dhe e sugjeron si një dhuratë që mund të bëhet fare mirë për Shën Valentin, madje se përmes tij mund të përcillet edhe një mesazh.

Djali peshkatar në profesion, ka një nga profesionet më të rrezikshme në rruzullin tokësor se gjuan një gaforre specifike në Veri, që është një nga ato profesione ku rrezikon dhe jetën duhet të jesh jashtëzakonisht i fuqishëm dhe duhet të jesh i madh në trup dhe ka jashtëzakonisht sukses me vajzat.

Ka arritur në moshën 30 e ca vjeç, që nuk ka pasur asnjëherë lidhje serioze.

Zbulojmë pak nga pak se në të vërtetë ka një kompleks të madh personazhi, pasi ka qenë gjithmonë i bukur dhe tërheqës dhe është djali i një donzhuani gjithashtu, e ka në gen, nëna këtë i thotë.

Ti djali im i ngjan babait, do jesh si yt atë do jesh një zemërthyes.

Shoqëria projekton mbi të paaftësinë për të marrë përgjegjësi, të mungon besimi për të pasur arritje profesionale dhe mungon vetëbesimi që mund të jesh pjesë e një dysheje të përjetshme.

Nga ana tjetër kemi Hanën e cila takohet në librin e parë dhe lidhen pikërisht se takohen në librin e parë, para një viti.

Ajo menjëherë e identifikon si ky çuni i bukur, lozonjar dhe ia vë kufirin te thana dhe e vetmja gjë që i lejon Foxit dhe vetes së vetë është të bisedojnë për muzikën.

Hana është më introverte, më e mbyllur.

Ka kompleksin si fëmija i dytë që nuk ndihet se meriton mjaftueshëm vëmendje dhe meriton të jetë personazhi kryesor i jetës së saj.

Ata i dërgojnë njeri tjetrit mesazhe me këngë, lind një miqësi e thjeshtë, në distancë se Hana kthehet në Los ANgeles, dhe Foxi mbetet në vendin e vetë.

Ky është për herë të parë rasti ku Foxi ka një lidhje, edhe pse jo romantike.

Ai nuk mund ta fusë në grackë Hanën, se kapiteni i tij do martohet me motrën e Hanës.

Me Hanën është jashtë loje, nuk mund të përpiqet ta bëjë për vete dhe ta fusë në grackë.

Në libër del se të gjitha flirtet nuk i ka pasur në qytetin ku jeton, por shkon në zona të tjera që të mos ketë halle me njerëzit.

Për herë të parë lidhin miqësi, ajo është e dashuruar me dikë tjetër.

Ai përpiqet ta ndihmojë që të rregullojë marrëdhënien me dikë tjetër, por në një farë mënyre afrohen shumë.

Afrohen shumë pa kërkuar lidhjen dashurore dhe do jetë arsyeja më e fortë që do i çojë në një ndjenjë, jo si zakonisht.

Se do arrijnë që të gjejnë veten, duke gjetur njeri tjetrin. Është libër që lexohet shpejt.

Ideja e botimeve “Pegi”, është që gjithmonë dhjetë ditë para Shën Valentinit botojmë diçka që i paraprin ditës.

Shpresoj që disa djem dhe vajza të përdorin si mesazh, që nëse kanë diçka për ta thënë ta përdorin këtë libër për të përcjellë një mesazh.

Ti mund të lexosh “Kokë e këmbë në dashuri” pa lexuar librin e parë.

E vetmja e keqe është se do mësosh si ka mbaruar libri i parë, por nuk kanë lidhje njëri me tjetrin.

Libra të tillë kërkohen shumë, lexohen shumë, blihen shumë.

Gjithandej blihen dhe lexohen shumë dhe futen në listat bestseller.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy