BE: Serbia të bashkëpunojë pa kushte për hetimin e sulmit në Banjskë

BE: Serbia të bashkëpunojë pa kushte për hetimin e sulmit në Banjskë

Bashkimi Europian kërkon nga Serbia të bashkëpunojë pa kushte për hetimin e sulmit në Banjskë.

Zëdhënësi i BE Peter Stano tha se Prishtina dhe Beogradi duhet të kthehen pa kushte në dialog, duke theksuar se kjo është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve. 

Rikthimi në dialog është mesazhi i qartë për të dyja palët. Ju duhet të ktheheni në dialog, në të kundërtën nuk do të zgjidhni telashet. Së dyti, thirrja dhe pritja shumë e rëndësishme është për shtensionim, të bëhet gjithçka që është e mundur për shtensionim.
Nuk ka nevojë që të fshehët pas formaliteteve si njohja apo mosnjohja. Ka mënyra të mjaftueshme se si mund të ndani gjetjet e juaja, si mund të bashkëpunoni, të kontribuoni në hetim të plotë sepse kjo ishte diçka shumë serioze çfarë ka ndodhur më 24 shtator, duhet të qartësohet në plotësi sepse do të ketë pasoja. Duhet të hetohet të plotësisht që të kemi këtë hetim të përfunduar së shpejti, kështu që të kemi figurën e qartë se çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur, kush ka marrë pjesë, kush e ka orkestruar dhe bazuar në këtë BE-ja do të vendosë cilat do të jenë hapat e radhës prej nesh, ndaj Kosovës, ndaj Serbisë, për dialogun dhe rajonin”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy