Shkollat publike franceze nuk pranojnë në mësim dhjetëra vajza myslimane të veshura me abaja

Shkollat publike franceze nuk pranojnë në mësim dhjetëra vajza myslimane të veshura me abaja

Ministri francez i arsimit ka thënë se rreth 300 nxënëse myslimane u paraqitën këtë të hënë të veshura abaja, veshjen myslimane e cila u ndalua në shkolla javën e kaluar.

Shumë prej tyre pranuan të ndërronin veshje, ndërsa të tjerat që nuk pranuan, nuk u lejuan në mësim. Në total, 67 vajza refuzuan të binden dhe u dërguan në shtëpi.

Sipas shifrave zyrtare, 298 vajza, kryesisht të moshës mbi 15 vjeç,  u paraqitën në shkollë me veshjen e ndaluar.

Me vajzat "e pabindura" dhe prindërit e tyre do të ketë një proces dialogu nga institucioni, por nëse nuk do të respektohen rregullat, nxënëset do të përjashtohen. 

Franca ka një ndalim të rreptë për simbolet fetare në shkollat ​​publike dhe ndërtesat qeveritare, me argumentin se ato shkelin ligjet laike.

Mbajtja e shamisë është e ndaluar që nga viti 2004 në shkollat ​​publike. 

Lëvizja vjen pas muajsh debati mbi veshjen e abajave në shkollat ​​franceze.

Kjo temë ka ngjallur edhe një debat publik, me partitë e krahut të djathtë që kërkojnë një ndalim, ndërsa ato në të majtë kanë shprehur shqetësime për të drejtat e grave dhe vajzave muslimane.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy