
Eksperti i financave, Elvin Meka deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri përballen me tre probleme kryesore: vështirësia para dyerve të gjykatës, pronësia mbi tokën dhe financimi nga të tretët (bankat).
Do të vlerësoj vështirësinë që ka biznesi para dyerve të gjykatës. Përballja e biznesit me drejtësinë është temë e nxehtë. Shqipëria ka një problem ekzistencial me zbatueshmërinë e kontratës. Biznesi i vogël dhe i mesëm i vënë përballë dhunës së qeverisë apo biznesit të madh e ka gjithmonë të humbur betejën. Çështjet që janë çuar në gjykatë i ka të humbura. Tjetra, pronësia mbi tokën.
Shqipëria përformon dobët në çdo klasifikim ndërkombëtar. Në këto dy elementë ecin keq se kanë mbetur plagë të hapura, punohet si të bëhen më keq. Më i vuajturi është ai më i vogli. Element tjetër i ndjeshëm, i prekshëm tek biznesi i vogël dhe i mesëm ka të bëjë me lehtësinë e financimit. Kur flasim për këtë, bëhet fjalë për financim tek të tretët. Shqipëria vuan, mund të konsiderohet plagë pjesa e financimit të biznesit. Deri në mars, sipas statistikave të bankave, rezulton që po të mbledhim kredinë që është dhënë, që është tashmë në sistem, as 8% e totalit të stokut është dhënë ndaj ndërmarrjeve të vogla, të mesme, të vetëpunësuarve. I gjithë sektori ka akses vetëm në 8%. Pjesa tjetër shkon për kredi të biznesit të madh dhe individët. Nuk bëhet fjalë për financime investimesh gjigande. Por, ky biznes i vogël qarkullon goxha para dhe ka akses në monedhën lek pasi marrëdhëniet i kryen kryesisht në Shqipëri. Ky biznes që është masiv punon në lek. Kredia në lek është e kufizuar se ka një çmim të lartë. Po përjetojmë zhvlerësim të euros, leku shtrenjtohet dhe në raport me monedhën e huaj dhe paguhet dyfish ajo shtrenjtësi. Qasja që mund të ketë aksesi në financë pengon lehtësinë e të bërit biznes. Është aspekt i konsiderueshëm. Ky biznes i vogël nuk është përcaktues çmimi, përballë diktaturës së të mëdhenjve nuk kanë çfarë bëjnë.
Më tej Meka tha se Shqipëria së bashku me Kosovën mund të jenë ndër vendet e vetme në botë që nuk kanë banka zhvillimi, ose së paku një zyrë apo strukturë që e mbështet atë pjesë të ekonomisë ku janë të punësuar 81.6% të njerëzve.
Biznesi i vogël dhe i mesëm është i angazhuar në sektorë që kanë vlerë të shtuar të ulët. Në pjesën dërrmuese të bizneseve të vogla dhe të mesme, në rreth 90% të tyre janë 1-4 punëtorë. Biznesi i mesëm mund të shkojë 80-90 punëtorë, maksimumi 100 punëtorë. Diversifikimi brenda kontekstit të ekonomisë sonë i ka detyruar qytetarët të realizojnë biznese që ose janë në kufijtë e mbijetesës ose që të lejon të ardhur komode, por s’të bën të pasur.
Është ultimatum i vendosur nga BE, për të hequr disa nxitës. Me heqjen e këtyre nxitësve ky sektor do të vendoset në presion, qeveria i bie shkurt. Bëjnë një incentivë, një lehtësirë dhe e quan të kryer.
Jo vetëm në Shqipëri, kreditimi i biznesit të vogël është problematik. Normat më të larta të interesit i ka biznesi vogël dhe i mesëm. Janë të detyruar jo vetëm që të punojnë me marzh të ulët fitimi, por të paguajnë dhe ekstra.
Shqipëria nuk ka banka zhvillimi. Jemi shteti i vetëm në botë që nuk ka një bankë zhvillimi, zyrë, që të jetë me natyrë të pastër zhvillimore, që e ndihmon me mbështetje, kolateral atë që quhet sektori i brishtë i ekonomisë që ka të bëjë me biznesin e vogël dhe të mesëm.



