Rriten sërish temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Rriten sërish temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vijojnë masat ajërore të qëndrueshme dhe të ngrohta të jenë prezente në të gjithë vendin tonë, duke bërë që në pjesën më të madhe të ditës të kemi mbizotërim të motit të kthjellët.

Por herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë përgjatë kufirit Lindor, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C.

Era do të fryjë deri mesatare me shpejtësi mbi 25 km/h nga drejtimi Lindor -Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të lehta të vranësirave, të cilat më të fokusuara do të jenë në Veri të Kosovës. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që gradualisht të ketë shtim të lehtë të vranësirave në të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV prej disa ditësh ndodhet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të ditës. POR parashikohet që herë pas here të ketë kalime të pakta vranësirash, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy