14-vjeçarja iraniane vdes pas arrestimit, hoqi shaminë në klasë në shenjë proteste

14-vjeçarja iraniane vdes pas arrestimit, hoqi shaminë në klasë në shenjë proteste

Një 14-vjeçare iraniane me emrin Masooumeh, gjeti vdekjen në Teheran pasi u arrestua sepse hoqi shaminë në klasë në shenjë proteste.

Një lajm i tillë bëhet e ditur nga drejtori i organizatës joqeveritare “Qendra për të Drejtat e Njeriut”. Vajza u identifikua duke këqyrur regjistrimet e kamerave e shkollës që frekuentonte. Pasi u ndalua, vajza u dërgua në spital ku u konstatuan plagë të rënda vaginale dhe aty ndërroi jetë.

Vetëm pak ditë më parë u arrestua aktorja e njohur Taraneh Alidoosti, pasi kishte publikuar imazhe ku shfaqej pa mbulesë.

Në postimet e saj në rrjetet sociale Taraneh Alidoosti kishte mbështetur protestat mbarëkombëtare që kanë përfshirë Iranin prej afro katër muajsh, të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, pas ndalimit nga policia për mos mbajtjen e shamisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy