Tetë të vdekur dhe 2,279 raste të reja me Covid në Kosovë

Tetë të vdekur dhe 2,279 raste të reja me Covid në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2,279 raste të reja të infektuar me Covid-19 dhe tetë persona kanë humbur jetën.

Rezultati I të infektuarve vjen pas testimit të 12,666 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 21 gusht janë shëruar 325 pacientë nga Covid-19, ndërkohë që janë aktive 18,287 raste. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 125,000 pacientë me këtë virus.

Po ashtu numri total I vdekjeve kap shifrën 2,300 që prej nisjes së pandemisë. Rastet vijojnë të rriten, pavarsisht se në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy