Lëndë narkotike në malin e Rrihnave, arrestohet 21-vjeçari

Lëndë narkotike në malin e Rrihnave, arrestohet 21-vjeçari

Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe, pasi akuzohet për kultivim të bimëve narktoike.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 21-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, pasi në vendin e quajtur pylli i Rrihnave, në fshatin Vermosh, në faqen e malit kishte mbjellë një sasi të konsiderueshme bimësh narkotike.

Ndërkohë katër persona të tjerë dyshohet se janë të përfshirë, për të cilët policia po punon për t’i identifikuar dhe vënë në pranga.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Moskallëzim i krimit" dhe "Grup i strukturuar kriminal".

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy