Vendimi i Apelit, Rusta: Prokuroria pritet të nxjerrë urdhër-ekzekutim për dërgimin në qeli të Salianjit (VIDEO)

Vendimi i Apelit, Rusta: Prokuroria pritet të nxjerrë urdhër-ekzekutim për dërgimin në qeli të Salianjit (VIDEO)

Prokuroria e Tiranës pasi ka marrë vendimin e Apelit që la në fuqi dënimin e Ervin Salianjit, pritet të nxjerrë urdhër-ekzekutim për dërgimin në qeli të deputetit të PD.

Sipas Kushtetutës kur një deputet konstatohet që është i dënuar me vendim të formës së prerë, ai humb automatikisht mandatin.

Po ashtu Salianji humbet mundësinë që të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Apeli la dje në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 1 vit burg të Salianjin, me akuzën e kallëzimit të rremë, për çështjen e ashtuquajtur “Babalja”.

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bën me dije se Prokuroria e Tiranës pritet të ekzekutojë pasditen e sotme urdhër-vendimin.

“Ata kanë vendosur të lënë në fuqi një vendim 62 faqe të dhënë 4 vite më parë nga gjyqtari Artan Gjermeni që dënonte deputetin Salianji. Po për cfarë është dënuar Salianji? Sipas dokumenteve të siguruara nga MCN Live thuhet se ai krijuar prova të rreme, jo reale, për të nxitur organin e hetimit të nisë një ndjekje penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, ndaj Geron Xhafajt. E teksa vendimi është në fuqi dhe z.Salianji nuk ka munguar të bëjë xhiron e mediave, studiove, të shfaqet me automjetin e tij në selinë e PD, pritet që pasditen e sotme Prokuroria e Tiranës të nxjerrë urdhër-ekzekutimi, dhe do të jetë Policia e Shtetit që do të duhet ta ekzekutojë. Pritet të jetë një burg i zakonshëm, ndoshta do të jetë burgu i Durrësit apo i Fierit, që konsiderohen si burgje për zyrtarët e lartë. Ai s’kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkoi një gjykim në themel, dhe tashmë kemi një gjykim me 12 muaj që do ezaurohet. Në momentin e një vendimi të formës së prerë s’ka imunitet. Por edhe nëse do t’i shkojë Këshillit të Mandateve është çështje kohe, Parlamenti është i detyruar të shprehet. Burime flasin që në mesditë Prokuroria do nxjerrë urdhër-ekzekutimin, dhe më pas do jetë çështje orësh, pasdite ose në mbrëmje Salianji ose do vetëdorëzohet, ose do shkojnë oficerët e policisë për ta marrë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy