“Ndahu nga LSI se më ka heq nga puna”, Rama i tregon PD-në, por mirditorja i kthehet keq

“Ndahu nga LSI se më ka heq nga puna”, Rama i tregon PD-në, por mirditorja i kthehet keq

Kryeministri Edi Rama është ndalur ne nje takim elektoral në Lezhë, mes punëtoreve të fabrikës “Mali Shoes”, por ne krahe kishte nje grua mirditore e cila i ka kerkuar qe te ndahet nga LSI, se sipas saj, e kane hequr nga puna. Ja dialogu mes tyre

DIALOGU:

-Ndahu me LSI se LSI më ka heq prej pune. Kam punu te sigurimet shoqërore, kam qenë me raport lindje, por mos të ishte ky zotëria këtu unë sot do isha pa bukë.

-Kjo është një histori që dhemb kur e pëson por edhe kur të ka vu ty partia jote kushedi kë ka hequr përpara, e kjo është ajo që duhet të marrë fund, që s’mund të ndahet shteti në parcela partish. Po PD-ne se kemi ne formë ë?

-Të jetë si të jetë, mua s’më duhet gjë, cfarë më kanë bërë partitë? Vetëm krahëve të mi, po s’punova vetë unë s’kam ca ha.

-E kuptova, a ke fëmijë? Ja pse duhet të të interesojnë partitë, nga librat që bënit ju atëherë me 700 lloj variantesh, djali yt… mos më ndërpre tani ta mbaroj

-Jam kushërira e deputetit.

– Edhe unë po ti hyj thellë thellë dal kushëri me Saliun. ..Nëse voton ne djali do mbyllë shkollën me ato libra, nëse voton dikë tjetër ata e kanë thënë do e kthejmë te ilbrat e tjerë, do humbasësh ti. Ke shembuj të tjerë sa të duash që është edhe cështja e familjes, djalit, vjehrres, qytetit…

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy