
Gazetari Elvi Fundo thotë se konflikti i botuesit Irfan Hysenbelliu me qeverinë është thjesht një prishje pazaresh. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Fundo tha se pronari i Prestige Resort ka pasur një marrëdhënie të afërt me kryeministrin, çka i ka krijuar atij luksin e shmangies së detyrimeve ndaj shtetit.
Hysenbelliu ka pasur leje zhvillimi, nuk ka paguar taksat. Është botues që nuk zbaton ligjin. Ishte mirë me qeverinë, ajo e la të mos paguajë taksat. Tani po ha atë që gatoi. Se kështu funksionon në Shqipëri. Zhgërryhen me qeverinë, pastaj prishen.
Nuk ka paguar 8 milionë euro taksa. Ka marrë para nga inceneratorët. Nuk është çështje morale, është çështje ligjore. Shmangia e taksave të çon në burg. Këtu nuk kanë paguar 30 mijë lekë drita dhe janë arrestuar.
Ai ka shantazhuar ministra pa fund. Është viktimë e vetes së vet.



