Në një intervistë të tijën për agjencinë shtetërore turke të publikuar para disa ditësh, Ermir Gjinishi sulmonte me tone të forta lëvizjen guleniste në botë e sidomos ndikimin e saj në Shqipëri. Ai e quante këtë lëvizje një grupim terrorist e kriminal, dhe denonconte faktin që, sipas tij, krerët e bashkësisë myslimane në Shqipëri kontrollohen në një shumicë të madhe nga Guleni. Nano e kish ftuar sonte në Zululand, dhe bëri një bisedë mbi këtë problem. Nano denoncoi nga ana e vet faktin që bashkësitë fetare në Shqipëri janë shndërruar në arena ku luhen lojra të huaja, siç është kjo që luhet mes myslimanëve shqiptarë të ndarë në erdoganistë e gulenistë. Por Gjinishi e minimizoi rolin e erdoganistëve në politikën e në botën shqiptare. Problemi, sipas tij, janë gulenistët që po deformojnë Islamin.
Biseda më pas ishte një debat mes të dyve mbi rolin e thelbin e gulenizmit, por edhe të islamit në botën shqiptare.
Emisionin mund ta ndiqni të plotë në linkun



