Pas marrjes i pandehur për akuzën e falsifikimit të formularëve, vulave e stampave, kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është paraqitur sërish në SPAK.
MCN Live mëson se këtë herë Hajdari po pyetet për një hetim në lidhje me një aferë korruptive me tendera.
Hajdari është shoqëruar në SPAK nga avokati i tij, Theodhori Sollaku.
Gazetari Arsen Rusta tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se fakti që Hajdari është paraqitur me avokatin e tij, tregon se ka diçka për të sqaruar përballë drejtësisë.
Nuk ka lidhje me akuzën e komunikuar disa ditë më parë për falsifikimin e formularëve, që nuk ka deklaruar që ka pasur procedim penal nga drejtësia greke.
‘Jemi duke e pyetur për shkak të një hetimi për një aferë korruptive dhe tendera në bashkinë e Kuçovës’, na është bërë me dije.
Fakti që është me një avokat tregon se ka diçka për të sqaruar përballë drejtësisë.



