Hazizaj: Shqiptarët kanë në memorien e tyre historike hakmarrjen e pacivilizuar, pa besuar në ligj

Hazizaj: Shqiptarët kanë në memorien e tyre historike hakmarrjen e pacivilizuar, pa besuar në ligj

A duhet ose jo shqiptarët të jenë kaq ndëshkues në gjuhën e tyre të urrejtjes, ishte pyetja që ngriti në diskutimin e tij lidhur me çështjen e krimeve në vend, aktivisti i shoqërisë civile, Altin Hazizaj, në emisionin “Arnautistan” në MCN TV.

Hazizaj, solli në vëmendje faktin se shqiptarët historikisht vijnë nga një kulturë ndëshkimi, dhe si e tillë kjo qasje tregon një kulturë jo civilizimi.

Sot më shumë se kurrë duhet besuar te drejtësia, sugjeroi aktivisti i shoqërisë civile.

“Ne vijmë nga një kulturë e ndëshkimit dhe duke qenë me këtë historinë e gjatë që në kohën e perandorisë otomane, duke vazhduar pak me Zogun, dhe duke vazhduar akoma më shumë në mënyre radikale gjatë komunizmit, unë mendoj se ne e kemi në memorien tonë këtë që ti nuk paguan dot këtë dëmin që ke bërë që në rastin konkret, ligji shqiptar, zotëria do të shkoj në burgim të përjetshëm dhe nuk ka zgjidhje tjetër, por preferojmë që ta rrjepim vet, dhe kjo është ajo pjesa e pa civilizuar e të gjithëve.

Nuk mund të ndërtosh demokraci, nëse nuk vendos paqe midis njerëzve,

Vetëm edukimit tonë dhe besimit që të kemi në drejtësinë tonë, duhet të ecim përpara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy