Në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, kreu i qeverisë Edi Rama paralajmëroi se sipërmarrjet do jenë të detyruar të financojnë arsimin profesional, si edhe të ofrojnë trajnime për të rinjtë.
Alban Zuzi, kreu i qendrës së eksporteve shqiptare tha përmes një lidhje "Skype" me studion e MCN Live se kjo nismë do të vlente për bizneset e mëdha që ndërtojnë pallate, apo që marrin koncesione të rrugëve, duke shtuar nëse do të bëhet një detyrim për bizneset prodhuese dhe eksportuese do të ishte një gabim i pafalshëm, pasi kjo gjë do e dërrmonte të gjithë sektorin.
Shohim që qoftë barra e taksave që i ka rënë bizneseve prodhuese dhe barra e euros së ulur që i ka rënë bizneseve eksportuese të përkthehet në investime publike, qoftë edhe në formën e investimet të kualifikimit të punonjësve të bizneseve tona që ne më në fund të paktën të kursejmë lekë për të kualifikuar personelin.
Nëse do të ketë një gabim që do të thoja që do të jetë historik, që këto biznese që janë në vuajtje ekstreme pasi ne e shohim nga të dhënat e INSTAT që prodhimi vendas po bie, importi po rritet, insdustria po bie dhe ne t’i themi industrisë që në vend ta ndihmojë për t’i dhënë para, t’i themi paguaj para për të kualifikuar ca nxënës që pas 3 vitesh që mbarojnë shkollën profesionale dhe janë kualifikuar me paratë tona dhe do shkojnë në Gjermani, kjo do e dërrmojë biznesin prodhues.
Besoj dhe uroj se kryeministri e ka pasur fjalën për bizneset e ndërtimit, ata që ndërtojnë rrugë, besoj se e ka pasur për hotelet që ndërtojnë në vijën e parë të bregdetit, për këto besoj e ka pasur fjalën.
Presim të na japin para për ta kualifikuar personalin dhe për ta mbajtur në punë.
N.q.s. flasim për të bërë kualifikim të fuqisë punëtore që t’i shërbejë bizneseve dhe që sjell vlerë të shtuar për biznesit, bëjnë që punonjësi të qëndrojë jemi të gatshëm të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë sepse nuk ka një formë të caktuar. Ndërmarrje të caktuara duan vetëm një hidraulik dhe një mekanik. Nuk mund të shkojë unë të financoj shkollën e elektricistëve kur më duhet vetëm një. Mund të kalohet në formën tjetër, që nëse do të marrësh një person nga kjo shkollë do paguash 1 milion lekë. Por, që ta paguaj unë vit për vit për një shkollë që prodhon mirëmbajtës nuk bën sens.
Është taksë e re për arsimin, qeveria në vend që të marrë para nga buxheti edhe i shtuar i këtyre viteve të fundit për të financuar arsimin do të vazhdojë të investojë në rrugë, hidrocentrale dhe nga ana tjetër arsimin ta financojë me një taksë ekstra, në vend që taksa të jetë 15% të shkojë 16-17% mbi tatim/fitimin, më mirë të thuhet se u rrit taksa e tatim/fitimit sesa të themi një taksë për arsimin e kualifikuar.



