Kikia: Akuzat për ryshfete ndaj Ahmetaj, periferike. Thelbi i çështjes së inceneratorëve ende i paprekur (VIDEO)

Kikia: Akuzat për ryshfete ndaj Ahmetaj, periferike. Thelbi i çështjes së inceneratorëve ende i paprekur (VIDEO)

Prokuroria e Posaçme i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Hetimet kanë të bëjnë me rolin që ka pasur Ahmetaj në tre inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe të Tiranës. Lidhur me këtë fakt, gazetari Mentor Kikia, thotë në MCN live, se këto akuza janë periferike kur bëhet fjalë për ryshfete, në krahasim me çështjen e inceneratorëve, e cila në thelb, mbetet e paprekur në hetim. "Është lajm i mirë qe drejtësia arrin të shkoj deri në këto nivele që deri tani nuk mbroheshin thjesht nga imuniteti apo mandati i deputetit pro mbroheshin nga imuniteti i pushtetit, i njeriut që drejtësia nuk i qasej dot për shkak të pushtetit qe posedonte. Megjithatë çështja e inceneratorëve, për të cilën z.Ahmetaj është vënë nën akuzë, është një çështje shumë komplekse dhe tani për tani, akuzat që ngritën për çështjen e korrupsionit, fshehjen e pasurisë apo mos justifikimin e pasurisë, episodet janë periferike në aspektin e të gjithë aferës së inceneratorëve, sepse Ahmetaj akuzohet se ka përfituar ryshfete në formë vilash, banesash, udhëtimesh, nga dy prej ortakëve kryesor të aferës së inceneratorëve. Dhe nuk është futur në thelbin e asaj që përben edhe pjesën e paprekur deri tani nga hetimi, qe ka të bëj me mënyrën se si u ngritën inceneratorët, dhe si u realizuan, dhe në këtë fazë hetimi nuk e ka prekur. Thelbi i inceneratorëvë mbetet po i paprekur, sepse për ryshfet janë në proces gjykimi edhe të tjerë zyrtarë dhe përfshirë edhe ish-ministrin e Mjedisit, megjithatë e rëndësishme e është jo thjesht se një ish-ministër dhe ish-zëvendëskryeministër, do të futet në burg, pasi aty sërish do të jetojë me taksat e shqiptarëve, por sepse një njeri që e ka përdorur pozitën për të përfituar aq sa ka përfituar, duhet të përballet me drejtësinë edhe pse jemi vonë".
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy