Temperatura rekod në Mekë, termometri shënon mbi 51.8 gradë Celsius

Temperatura rekod në Mekë, termometri shënon mbi 51.8 gradë Celsius

Arabia Saudite ka paralajmëruar  temperatura jashtëzakonisht të larta në Mekë, ku janë konfirmuar shumë viktima si pasojë e nxehtësisë gjatë Haxhit, me temperatura që kalojnë 50 gradë Celsius.

Pelegrinazhi vjetor, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, zhvillohet këtë vit në verë, e cila është veçanërisht e nxehtë në Arabinë Saudite.

Drupal Ad

 

 

 

Vetëm dje, kishte më shumë se 2.700 raste të “lodhjes nga nxehtësia”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë saudite. Temperaturat sot në Mekë, ku haxhinjtë përfundojnë Haxhin, duhet të arrijnë deri në 49 gradë Celsius.

“Sot vendet e shenjta po shënojnë temperaturat më të larta që nga fillimi i Haxhit dhe mund të arrijnë deri në 49 gradë. Ne i këshillojmë mysafirët e Zotit të mos ekspozohen në diell”, njoftoi ministria, siç raporton televizioni shtetëror.

Shërbimi Meteorologjik Saudit njoftoi në X, se temperatura në Mekë arriti në 51.8 gradë Celsius.

Ministria e Jashtme jordaneze njoftoi dje se 14 pelegrinë jordanezë kanë vdekur nga nxehtësia ekstreme dhe 17 rezultojnë të zhdukur.

Irani njoftoi se pesë pelegrinë iranianë kishin vdekur, pa specifikuar shkakun e vdekjes. 1.8 milionë njerëz, nga të cilët 1.6 milionë erdhën nga jashtë, njoftuan autoritetet saudite.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy