Sula: Nga sot, do jem larg debatit të brendshëm të PD. Ka ardhur koha që të ketë politikanë pa njollë (VIDEO)

Sula: Nga sot, do jem larg debatit të brendshëm të PD. Ka ardhur koha që të ketë politikanë pa njollë (VIDEO)

Deputeti demokrat Dashnor Sula deklaron prerazi se nga dita e sotme e në vazhdim personalisht do të jetë shumë larg debatit të brendshëm dhe do të doja që të gjithë të kishim këtë qasje.

Nga studio e MCN Live, Sula deklaroi se edhe Lulzim Basha me aq mbështetës sa ka duhet të jetë pro bashkimit, pasi tha se në të kundërt do të vazhdojë të rrijë në pushtet Edi Rama dhe Partia Socialiste, duke nënvizuar nevojën për të gjetur mënyrën dhe rrugën e duhur.

Sipas tij, në Shqipëri ka ardhur një moment që duhet të ketë burra dhe gra politikanë dhe politikane të ndershëm dhe pa njollë dhe se pa votuar deputetët nuk merret asnjë vendim.

Kreun e grupit parlamentar e zgjedhin vetëm deputetët, askush tjetër. Konflikti në PD, ka ardhur prej vendimit të Lulzim Bashës dhe sjelljes së Sali Berishës.

Në kohën e sotme besoj te vota. Unë e kam ndarë mendjen do jem opozitar deri sa të mbyll sytë dhe nuk shitem dhe blihem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy