
Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalist Saimir Visha i ka bërë thirrje Kryeprokurorit Llalla dhe disa gjykatësve të gjykatës së lartë që të njohin tërheqjen pasi mandati i tyre ka mbaruar. Ndërkohë kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja bëri të ditur se të martën dalin listat me kandidatët që kanë aplikuar për Kryeprokuror të përkohshëm.



