Sulmet kibernetike të Iranit/ Progni: Janë prekur shenjat e gishtërinjve, mund të manipulohen ngjarje

Sulmet kibernetike të Iranit/ Progni: Janë prekur shenjat e gishtërinjve, mund të manipulohen ngjarje

Duke folur në MCN Live mbi sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, eksperti i IT Gent Progni tha se prekja e sistemit TIMS ka prekur edhe shenjat e gishtërinjve të qytetarëve shqiptarë.

Progni ngriti alarmin se përmes shenjave të gishtërinjve mund të manipulohen edhe ngjarjet, ku më të rrezikuar janë qytetarët e thjeshtë se sa personat publik. Progni shtoi se janë hapur shumë llogari bastesh online në emra të shqiptarëve.

Unë kam pasur disa ankesa para se të binte TIMS-i për vështirësi kalimi të disa personave në kufij. Kjo është më e rënda editimi i të dhënave apo dublikimi i të dhënave. Dublikimi i të dhënave në 2022-shin është gjë e rëndë. Prekja e TIMS-it ka prekur edhe shenjat e gishtërinjve. Kjo sjell pasoja më të rënda më vonë për shtetasit shqiptar. Duhet të ulemi dhe ta shohim seriozisht këtë gjë. Nuk duhet të bëjmë statuse në Facebook apo Twitter duke thënë penetrimi është i vogël. Nëse dikush të merr gjithçka nuk mund të thuash që është i vogël. Ai ka 14 muaj aty dhe ka arritur çdo dëshirë që ka menduar. Duhet bërë një forum, të thirren të gjithë ekspertët. Ne mund të ndihmojmë. Unë kam ndihmuar edhe vullnetarisht në mbylljen e faqes ruse që publikonte të dhënat. Kjo përbuzje dhe ofendim inteligjence realisht më dhëmb. Po na i bëjnë të detyrueshme ikjen jashtë. Po e mbyll me një batutë që më është thënë ditët e fundit, ti ke parë shumë filma më kanë thënë, prandaj del edhe flet kështu. Me shenjat e gishtave mund të manipulosh ngjarjet. Çdo njeri publik është më pak i rrezikuar. Janë hapur shumë llogari bastesh në emra të shqiptarëve online. Nesër pasnesër mund të shkosh të marrësh një vizë në një shtet dhe për shkak të asaj llogarie të anulohet viza. Njerëzit më pak publik janë më të rrezikuar”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy