
Gjatë një takimi me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admirali Stuart Munsch, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç thotë se i ka kërkuar mbrojtjen e popullit serb në Kosovë.
"Bisedë e mirë me admiralin Mansch. I kërkova NATO-s të mbrojë popullin tonë në Kosovë dhe e falënderova për mirëkuptimin e politikës së neutralitetit të Serbisë", ka shkruar ai në Instagram pas takimit. Më herët duke folur për mediat serbe, Munsch tha se KFOR-i po monitoron nga afër situatën në Veri të Kosovës.
Ai shtoi se KFOR-i është i gatshëm të sigurojë siguri dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.



