Dy muaj në detyrë, jep dorëheqjen kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës

Dy muaj në detyrë, jep dorëheqjen kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës

Jep dorëheqjen kryetarja e komanduar e Bashkisë së Himarës Blerina Bala. Vetëm dy muaj në krye të bashkisë, Bala është dorëhequr. Ajo u emërua në këtë detyrë nga këshilli bashkiak më 29 mars.

Burime zyrtare pranë Bashkisë së Himarës konfirmojnë se Bala ende nuk e ka protokolluar letrën e dorëheqjes, por kjo gjë vetëm çështje orësh, pasi vendimi është i pakthyeshëm.

Mendohet që argumenti i këtij vendimi të kryetares së komanduar ishte për arsye personale dhe pamundësi në realizimin e detyrës.

Tashmë sipas ligjit për funksionimin e pushtetit vendor, do të jetë Këshilli Bashkiak i Himarës që do të mblidhet për të votuar dhe komanduar një tjetër kryetar.

Mësohet se socialistët e kanë emrin dhe gjasat janë të propozojnë Arqile Bollanon. Pavarësisht se Bala argumenton largimin me arsye personale, mendohet që të ketë të tjera prapaskena që mund të lidhen me dosje pronash, dhe tenderash publikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy