Maturantët qëllojnë me vezë drejt ministrisë: Duam rivlerësim (VIDEO)

Maturantët qëllojnë me vezë drejt ministrisë: Duam rivlerësim (VIDEO)

Maturantët kanë hedhur vezë gjatë protestës së sotme në drejtim të Ministrisë së Arsimit. Ata janë shprehur se do të vijojnë të qëndrojnë në rrugë, të ulur këmbëkryq deri sa të marrin përgjigje për rivlerësim të tezës të provimit të Gjuhë- Letërsisë. 

Maturantët akuzojnë ministren e Arsimit se struktura e ndërtimit të testit nuk ishte e njëjtë me atë model që u premtua dhe studiua, për këtë arsye kanë dalë me kërkesa të qarta ku përveç rivlersimit, kërkojnë uljen e katofit të vlerësimit dhe mosvlerësimin e pyetjeve jashtë programit.

Ata kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë provimet e tjera, nëse nuk marrin zgjidhje.

Maturantët kërkojnë që protestës së sotme t’i bashkohen studentë, mësues dhe prindërit të cilët janë prekur gjithashtu nga ky provim.

Nxënësit që kanë dalë në protestë shprehen se gjatë ditës së djeshme kanë marrë kërcënime nëpërmjet telefonit ku u është kërkuar bojkotimi i protestës.

“Ministrja nuk e ka përmendur në deklaratën e saj dje por në mediat sociale janë publikuar shumë presione nga ana e Bashkisë. Gjithçka është bërë nga Ministria për të na shtypur neve. Presioni drejtpërdrejtë ishte ai i djeshmi ku na janë mbajtur emrat dhe jemi kërcënuar disa herë që ne jemi militantë partie kur ne e kemi deklaruar vazhdimisht që ne nuk përfaqësojmë parti, por kemi ardhur për të drejtat tona” – deklaron një prej maturantëve.

09:20h Maturantët kthehen në protestë ditën e sotme në orën 11:00 përpara Ministrisë së Arsimit

Njësoj si ditën e djeshme, maturantët priten të dalin sërish në protestë sot në orën 11:00.

Shkak është bërë provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ku sipas tyre provimi ishte i ndërtuar me pyetje subjektive dhe disa alternativa që ishin përfshirë nuk ishin pjesë e programit mësimor.

Ata kërkojnë që protestës së sotme t’i bashkohen studentë, mësues dhe prindërit të cilët janë prekur gjithashtu nga ky provim.

Me pankarta nëpër duar ata qëndruan përreth 6 orë përpara Ministrisë së Arsimit ditën e djeshme nga ora 11:00 deri në 17:00.

Nxënësit kërkojnë rivlerësimin e provimit, mos vlerësim për pyetjet jashtë programit dhe uljen e pragut të vlerësimit.

Por për Qendrën e Shërbimeve Arsimore, pretendimet e maturantëve nuk janë të vërteta dhe nuk ka asnjë gabim shkencor dhe mënyra se si hartohet përjashton çdo mundësi që të ketë gabime – qoftë në përmbajtje dhe qoftë në përfshirjen e koncepteve jashtë programit.

Ministrja Besa Shahini u shpreh se kur të mblidhen të gjitha rezultatet dhe nëse rastis që testi të ketë qenë më i vështirë se sa njohuritë e nxënësve, atëherë QSHA do bëjë rishpërndarje të peshës së pikëve për çdo notë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy