Drejtori i MCN Tv, Endri Meksi tha në studion e MCN Live se Ergys Agasi tha Ermal Beqiri kanë ende akses në sisteme të rëndësishme të dhënash, ndër to dhe TIMS-i.
Në dijeninë time javën e kaluar ka pasur një insistim nga zoti Dumani si një ndër prokurorët e çështjes në lidhje me kujdesin që duhet të ketë administrata shtetërore në lidhje me aksesin tek të dhënat me personat që janë nën hetim. E kemi të pakonfirmuar. Dumani ka ngritur shqetësim në nivele shumë të larta të qeverisjes për bizneset aktuale në hetim, janë subjekte që vijojnë të kenë aksese në TIMS etj.
Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri vijojnë të kenë akses në sisteme të dhënash shumë serioze. TIMS është një prej tyre. Në këtë sens flamuri i kuq që ngriti Dumani është për t’u marrë shumë seriozisht se këta zotërinj po mbrohen duke shantazhuar të gjitha palët.
Kanë ca aksese të veçanta. Me këto aksese që kanë vijojnë të kërcënojnë indirekte çdo strukturë të mundshme shtetërore, por të mbrojtur. Përfshirë këtu dhe sistemin e drejtësisë.



