Vrasja e babait, Ferhati: Një plan i mirëmenduar, detaji që nuk u përfshi në dosjen hetimore  

Vrasja e babait, Ferhati: Një plan i mirëmenduar, detaji që nuk u përfshi në dosjen hetimore  

Në studion e emisionit “Factcheck”, gazetari Eni Ferhati analizoi dinamikën e krimit makabër në familjen Meta në Durrës, duke ngritur disa hipoteza mbi shkaqet. Ferhati tha se janë disa elementët e rinj që i shtohen hetimit, ndërsa shtoi se një detaj i deklaratës së vajzës tregon se për vrasjen e Pëllumb Metës ka pasur një plan të mirëmenduar.  

Mbetet për t’u analizuar. Fakti që kemi këtë shkrim të shkruar me spraj në krah të majtë të kasolles ku u varros Pëllumb Meta nga fëmijët. Ky shkrim hedh më shumë mistere mbi ngjarjen. Mos jemi para kushteve ku mos këtë sekret e kanë marrë vesh edhe të tjerë jashtë familjes? Ky shkrim po analizohet. Është e pakuptimtë, një shkrim i tillë “Eni milioner – 1 milion dollarë”.

Është e çuditshme. Ndoshta mund të jetë edhe një shaka. Prania e një skafi aty, një furgon, janë elementë që duhen verifikuar. Është një ngjarje me shumë mister. Mund të jetë diçka pa rëndësi. Duhet të kemi një ekspertizë. Me fëmijët janë përdorur teknika të ndryshme.

Është e qartë që ka dyzim mbi autorësinë e ngjarjes. Familja shokoi opinionin, mund të jemi në kushtet kur ndaj tyre të zhvillohet edhe një ekspertizë gjendjen e tyre mendore, ndoshta të shkaktuar nga trauma pas ngjarjes.

Plani ishte i mirëmenduar. Policia e ka të pamundur deri tani të përcaktojë kush e ka qëlluar.

Shqetësues është fakti se sipas një dëshmie që nuk është në dosjen hetimore, vajza ka deklaruar që “ne donim që babai të na shikonte kur ta qëllonim”. Ndaj e kanë zgjuar dhe e kanë ekzekutuar duke e parë në sy.

Është një çështje që mbetet para së gjithash e paqartë për motivet. Familja e interesuar për mblesëri e ka mohuar këtë version. Kjo pistë ka rënë dhe fëmijët nuk kanë pasur shenja të dhunës sistematike. Kjo e ka bërë grupin hetimor të zgjerojë numrin e të dyshuarve. Familjarët e Pëllumb Metës tregojnë me gisht gruan e tij. Kjo ngjarje ka tronditur opinionin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy