"Lufta" për Zonjën e Parë në SHBA, ish-gruaja e Trump ‘çmend’ Melaninë

"Lufta" për Zonjën e Parë në SHBA, ish-gruaja e Trump ‘çmend’ Melaninë

Ish-bashkëshortja e presidentit të SHBA-ve Donald Trump, Ivana Trump publikoi një libër ku ka shënuar kujtimet e saj, që shkaktoi konflikt me bashkëshorten aktuale të presidentit Trump, Melania Trump.

Bashkëshortja e parë e presidentit Trump dhe nëna e 3 fëmijëve të tij, 68 vjeçarja Ivana Trump në programin "Good Morning America" të televizionit ABC bëri prezantimin e librit "Raising Trump” (Rritja e Trumpit)" , ku ka shkruar për kujtimet e saj.

Ivana Trump me këtë rast tha: “Unë mund ta thërras drejtpërdrejt Shtëpinë e Bardhë por nuk dua ta thërras atë (Donald Trump-in) për shkak se aty ndodhet Melania. Nuk dua të shkaktojë ndonjë xhelozi. Sepse unë në të vërtetë jam bashkëshortja e parë e Trumpit. Unë jam ‘First Lady’, në rregull?”.

Ajo tha se nuk ka ndonjë dëshirë që të jetojë në Washington dhe se nuk ka pranuar as kërkesën e Republikës Çeke për ambasadore.

Ivana Trump edhe në deklaratat e saj për Jim Axelrod në CBS News ka thënë se po mburret më fëmijët e saj nga Trumpi, Donald Jr., Eric dhe Ivanka dhe se kishte vendosur që të shkruajë një libër teksa i shihte ata në fushatën zgjedhore. Ivana Trump theksoi se ishte frymëzuar gjatë vëzhgimit të fëmijëve të saj.

Përgjigje nga Melania Trump 

Bashkëshortja aktuale e Trumpit dhe nëna e të birit të tij, 47 vjeçarja Melania Trump, iu përgjigj fjalëve të Ivana Trumpit nëpërmjet drejtorit për Komunikim në Shtëpinë e Bardhë, Stephanie Grisham.

“Zonja Trump ka bërë Shtëpinë e Bardhë shtëpi për Trumpin dhe Barron. E do jetesën në Washington DC dhe mburret me rolin e First Lady’s të SHBA-ve. Planifikon që titullin dhe rolin e saj ta shfrytëzojë për t’u ndihmuar fëmijëve, e jo për të shitur libra”, ka thënë Melania Trump.

Grisham theksoi se Melania Trump ka vlerësuar fjalët e Ivana Trumpit si “një zhurmë e cila i shërben vetëm vetes dhe e cila është bërë me qëllim të tërheqjes së vëmendjes”.

Ivana Trump ishte martuar me Donald Trump në vitin 1977. Çifti është ndarë në vitin 1992, kur kishin 3 fëmijë. Donald Trump në të njëjtin vit u martua me Marla Maples.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy