Një sasi prej 23.2 kg kanabis u sekuestrua nga policia kufitare e Durrësit mëngjesin e sotëm. Lënda narkotike do të trafikohej drejt Italisë. Në pranga është vënë Arben Dobrozi 41 vjeç, banues në Bilaj, Fushë-Krujë.
“Më datë 13.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Vijën e Dytë në PKK Durrës, nga Shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin tip Benz me targa AA 630 PY , në pjesën e traversës gjatësore, poshtë automjetit, në krahun e majtë dhe të djathtë, ishin vendosur tuba llamarine në formë të rrumbullakët, më brendësi të së cilave u konstatuan disa pako me lëndë narkotike, të mbështjella me natriban”, thuhet në njoftimin e policisë.



