Mercedes ka vendosur që prezantimin e modelit S-Class ta realizojë në shtator. Detaje rreth këtij modeli pritet të dalin gradualisht gjatë këtyre dy muajve.
Së pari do të prezantohet sistemi i ri multimedia dhe ekrani me prekje XXL të mërkurën, më 8 korrik.
Mercedes, ashtu si Tesla, ka zgjedhur një “ekran me prekje”, dimensionet e të cilit nuk janë zbuluar ende, por besohet se janë të ngjashme me prodhuesit amerikan të makinave elektrike. Kjo do të thotë që ekrani i ngjashëm me tabletët në tastierën qendrore do të ketë një diagonale prej rreth 17 inç.
Ekrani është pjesë e sistemit të ri multimedial MBUX që do të instalohet në gjeneratën e ardhshme S-Class.




