
Kreu i shtetit izraelit, Isaac Herzog, i ka kërkuar falje pakicës arabe në Izrael sot për masakrën e kryer 65 vjet më parë nga një njësi ushtarake në qytetin arab të Kfar Kassem (Izraeli qendror) ku u vranë 49 civilë.
“Vrasja dhe goditja e njerëzve të pafajshëm – tha ai, duke folur në arabisht, gjatë një përkujtimi të masakrës – janë krejtësisht të ndaluara. Kjo duhet thënë përtej çdo bindjeje politike. Ul kokën - vazhdoi ai - para kujtimit të 49 të vrarëve dhe para familjeve. Kërkoj falje në emrin tim dhe në emër të shtetit të Izraelit.”
Masakra ndodhi më 29 tetor 1956, në ditën e parë të ofensivës ushtarake izraelite (Operacioni Kadesh) në shkretëtirën e Sinait. Për të parandaluar trazirat, u vendos shtetrrethimi në disa vendbanime arabe, me një njoftim të shkurtër. Por roja kufitare qëlloi mbi punëtorët që ktheheshin nga kampet, të pavetëdijshëm për masën e vendosur në lokalitetin e tyre.
Dy nga paraardhësit e Herzogut, Shimon Peres dhe Reuven Rivlin, kanë marrë pjesë gjithashtu në përkujtimet në Kfar Kassem në të kaluarën, duke shprehur pendimin për atë episod.



