Vrasja e Renis Dobrës në Mat, arrestohen dy autorët e dyshuar

Vrasja e Renis Dobrës në Mat, arrestohen dy autorët e dyshuar

Policia ka vënë në pranga dy nga autorët e dyshuar të vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje e ndodhur më 8 korrik në zonën e Shkopetit ne Mat. Të arrestuarit janë Petrit Çakrri, i ndaluar në Tropojë, dhe Fatjon Bushgjoka, i kapur në Tiranë. 

Të dy ishin shpallur në kërkim, ndërkohë që policia vijon punën për kapjen e dy personave të tjerë, të dyshuar si bashkëpunëtorë në krim.

Sipas hetimeve paraprake, dy të arrestuarit dhe viktima ishin përfshirë më herët në aktivitet të paligjshëm me lëndë narkotike në Gjermani. 

Dyshohet se Renis Dobra i kishte mashtruar, çka mendohet të ketë qenë motivi kryesor për eliminimin e tij.

Autorët kishin marrë me qira automjete në aeroportin e Rinasit, të cilat më pas janë lokalizuar përmes kamerave të sigurisë dhe gjurmimit GPS. Ky element ka qenë kyç në identifikimin dhe ndjekjen e lëvizjeve të tyre përpara dhe pas ngjarjes.

Renis Dobra u raportua i zhdukur mbrëmjen e 8 korrikut, ndërsa trupi i tij u gjet mëngjesin e 9 korrikut pranë liqenit të Shkopetit, në fshatin Madhesh. Hetimet treguan se 23-vjeçari ishte dhunuar, mbytur me litar dhe më pas ishte hedhur në një zonë me shkurre rreth 10 metra larg bregut të liqenit, së bashku me automjetin që ai përdorte, i cili u gjet më vonë në ujë.

Fillimisht, familjarët e tij kishin dyshuar se ai ishte ndaluar nga policia dhe ishin paraqitur në komisariat për të kërkuar informacion. Pasi konfirmuan se ai nuk ndodhej në ambientet e policisë, ata nisën kërkimet në bashkëpunim me forcat e rendit, duke çuar në zbulimin e ngjarjes makabre, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar hetimore, fiksimit dhe analizimit të provave nga vendngjarja, administrimit të shpejtë të informacioneve dhe pamjeve filmike të siguruara nga Policia në lidhje me autorësinë e rastit, si dhe i veprimeve të tjera profesionale policore, u bë e mundur zbardhja e autorësisë së vrasjes së shtetasit R. D..

Konkretisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Bashkëfajësia”, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e drejtorive vendore të Policisë Tiranë dhe Kukës, në zbatim të urdhrit të prokurorit, vunë në pranga shtetasit:

-P. H. alias P. C., 55 vjeç, banues në Tropojë, i cili u arrestua në fshatin Golaj, Kukës, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”;

-F. B., 34 vjeç, banues në Kamzë, i cili u arrestua në zonën e Astirit, Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”.

Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. B. dhe A. B., vëllezërit e shtetasit të arrestuar F. B..

Vijojnë kontrollet dhe kërkimet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Nga hetimet e thelluara të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se më datë 08.07.2025, rreth orës 22:10 në fshatin Zenisht, Burrel, shtetasi R. D. është marrë peng dhe me pas është vrarë, nëpërmjet strangulimit (mbytjes me litar). 

Autorët, pas vrasjes, e kanë hedhur automjetin e 23-vjeçarit, bashkë me trupin e pajetë të tij, me qëllim që të binin në liqenin e Ulzës. Gjatë rënies, trupi i 23-vjeçarit ka mbetur pranë sektorit "C", pa rënë në liqen, ndërsa automjeti ka rënë në liqen, ku dhe u gjet.

Nga informacionet e siguruara rezulton se 4 shtetasit që kanë marrë pjesë në vrasjen e 23-vjeçarit, nuk kanë qenë të veshur me uniformë policie, si dhe nuk kane përdorur asnjë logo apo automjet te Policisë.

23-vjeçari ka qenë i dënuar në Gjermani, për shpërndarje të lëndëve narkotike, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai dyshohet se me 4 shtetasit e lartpërmendur, autorë të dyshuar të vrasjes, ka patur mosmarrëveshje që lidhen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë periudhës hetimore dhe veprimeve operacionale u sekuestruan 20 celularë, 7 automjete, një shumë eurosh, një sasi lënde narkotike Kokainë, si dhe prova të tjera të cilat do t’i shërbejnë hetimeve.

Ndërkaq, në lidhje me ngjarjen, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, Tiranë, 4 shtetas të tjerë, për të cilët po kryhen hetime intensive për të përcaktuar dhe individualizuar përgjegjësinë penale.

Në drejtimin e Prokurorisë së Dibrës dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, grupi i posaçëm hetimor i DVP Dibër po vijon intensivisht hetimin, për zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes, si dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy