Gazetari Klodian Tomorri thotë se projekti i Teatrit të ri do të jetë investimi më i madh i Bashkisë së Tiranës në historinë e saj. Një një intervistë për TvT, Tomorri tha se shuma e kërkuar si kredi nga BEI është sa gjysma e investimeve vjetore që bën Bashkia e Tiranës.
“Bashkia ka kërkuar 30 milionë euro borxh nga BEI. Shuma është sa 20% e gjithë buxhetit vjetor të Bashkisë së Tiranës dhe më shumë se gjysma e investimeve vjetore që bën kjo bashki. Gjysma e fondit vjetor që bashkia për përdor për investime publike në Tiranë do të përdoren për ndërtimin e Teatrit të ri kombëtar. Është një shumë relativisht e madhe sepse ti kur shpenzon këtë shumë do të thotë se kemi të bëjmë me një projekt të shtrenjtë që do të jetë investimi më i madh i Bashkisë së Tiranës kam përshtypjen në histori”, tha ai.
Sipas tij, roli i qeverisë si garant për kredinë është i domosdoshëm sepse vetë Bashkia e Tiranës nuk garanton sukses nëse do të dalë vetëm në treg.
“Instrumenti që qeveria do të japë si garanci është thjesht që bashkia të marrë financime. Sot Bashkia e Tiranës me atë buxhet që ka dhe atë besueshmëri. Me garancinë e qeverisë do të merret. Fakti që BEI ka shprehur disponueshmërinë për ta financuar këtë projekt. BEI është një institucion financiar pranë BE dhe gatishmëria e saj për të financuar projektin është pak e çuditshme”, tha ai.



