I dërguari i BE për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, janë takuar, ku temë diskutimi mes tyre ka qenë dialogu Serbi-Kosovë.
Përmes një postimi në “Twitter“ Lajçak shkruan:
I lumtur të takohem me Gabriel Escobar. E përditësuam njëri tjetrin lidhur me zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun (Kosovë-Serbi) të mundësuar nga BE. Jam tejet falënderues për mbështetjen e fortë dhe ekuivoke të SHBA-së për punën time”.



