Bisedimet Maqedoni-Greqi, hidhet propozimi për “Maqedoninë e Re”

Bisedimet Maqedoni-Greqi, hidhet propozimi për “Maqedoninë e Re”

Maqedonia dhe Greqia, me ndërmjetësimin e OKB-së, kanë rinisur procesin e negociatave pas tre vitesh ndërprerje.  Në takimin e parë të ndërmjetësit Methu Nimic me përfaqësuesit e dy vendeve në Bruksel, pritet të hidhet propozimi për “Maqedoninë e re”.

Siç bën të ditur televizioni grek, “Star”, nëse Shkupi bie dakord me këtë propozim, do të hapet rruga për zgjidhjen e çështjes së emrit në gjysmën e parë të vitit 2018, siç paralajmëruan edhe kryeministri Aleksis Cipras dhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias.

Sipas “Star”, propozimi “Maqedonia e Re” është i njëjti me atë të vitit 1992 në pakon e ashtuquajtur “Pineiro”, që atëherë ishte refuzuar.

Emri me përcaktim gjeografik si “Maqedonia Veriore” nuk është i pranueshëm për palën greke, sepse, siç thuhet, nuk do ta parandalonte irredentizmin e Shkupit dhe implikon ekzistimin edhe të Maqedonisë Jugore, që nuk është e pranueshme edhe për Bullgarinë.

Mirëpo, sipas televizionit grek, çështja është se si propozimi do të kalojë në qeverinë greke, posaçërisht tek Panos Kamenos, partner i koalicionit të Ciprasit, i cili deri më tani kundërshtonte ashpër që fjala Maqedoni të qëndrojë në emrin e fqinjit verior. Ndërsa në lidhje me opozitën nuk priten probleme, pasi propozimi duket se është i pranueshëm për disa deputetë opozitarë, që do të bëjë të mundur kalimin në Parlament.

Raundi i ri i bisedimeve për emrin është planifikuar për sot në Bruksel. Në përfundim të tij pritet një konferencë për shtyp në ndërtesën e Qendrës Informuese Rajonale për Evropën Perëndimore.

Raundi i fundit formal i negociatave të ndërmjetësit të OKB-së me përfaqësuesit e të dy vendeve është mbajtur në Nju-Jork, në nëntor 2014.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy