Shqipëria mbyll fluturimet me Italinë, sonte udhëtimi i fundit nga deti

Shqipëria mbyll fluturimet me Italinë, sonte udhëtimi i fundit nga deti

Qeveria shqiptare ka pezulluar të gjitha fluturimet me Italinë.

Lajmi është konfirmuar nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit, Belinda Balluku të martën gjatë një konference për mediat, e cila ndër të tjera theksoi se janë mbyllur edhe linjat e fluturimit drejt Romës dhe Barit.

“Aeroporti i Romës apo i Barit nuk do të jenë më të aksesueshme. Avioni i fundit i Alitalias është ulur në 10:30 me 64 pasagjerë , të cilët janë regjistruar nga grupet e shëndetësisë.U kërkohet autokarantinimi. Avioni tjetër drejt Romës është nisur në 11:40. Këtu ndërpriten të gjitha fluturimet”, tha Balluku.

Balluku tha se sa i takon pasagjerëve të mbetur në vendin tonë, ata nuk do të nisen pa ardhur avionë bosh për tërheqjen e tyre.

Ndërkohë, sonte, do të nisen tragetet e fundit me pasagjerë nga Vlora dhe Durrësi. Mësohet se pas ditës së sotme, nuk do të ketë më udhëtime drejt Barit dhe Brindisit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy