Putin i jep pasaportën ruse aktorit hollivudian

Putin i jep pasaportën ruse aktorit hollivudian

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë pasaportën ruse aktorit hollivudian Steven Seagal. Putin është shprehur se ky veprim do të shërbejë si simbol i përmirësimit të lidhjeve të përçara midis Moskës dhe Washingtonit.
 
Në një ceremoni të zhvilluar në Kremlin, Seagal ka nënshkruar pasaportën e tij të re dhe ka shtrënguar duart me presidentin rus.

“Dua të të uroj dhe të shpreh shpresën se ky është një gjest që do të shërbejë si shenjë që tregon për normalizimin gradual të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, u shpreh Putin.
 
Ndërsa aktori tha: “ Çdo gjë është mirë. Ne do të flasim më vonë. Për momentin thjesht jam i nderuar që ndodhem këtu.”
 
Putin, një fans i arteve marciale që Seagal shpesh i praktikon në filmat e tij nënshkroi në fillim të këtij muaji urdhrin për dhënien e shtetësisë ruse aktorit amerikan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy