Helmimi i ish-spiunit rus, Yulia Skripal shpreson të kthehet në Rusi

Helmimi i ish-spiunit rus, Yulia Skripal shpreson të kthehet në Rusi

Vajza e ish-spiunit rus të helmuar në Salisbury ka thënë se ajo është "me fat që është gjallë" pas sulmit.

Yulia Skripal dhe babai i saj, Sergei, u sulmuan me agjent nervor Novichok në qendër të qytetit më 4 mars.

Në deklaratën e parë publike që nga sulmi, zonja Skripal i tha Reuters se jeta e saj ishte "kthyer me kokë poshtë", por ajo shpresonte të kthehej në Rusi në të ardhmen.

Babai i saj u largua nga spitali më parë këtë muaj.

Skripal kaloi gjashtë javë në Spitalin e Qarkut Salisbury dhe u largua pasi mjekët thanë se ajo kishte reaguar "jashtëzakonisht mirë" në trajtim.

Duke folur për agjencinë e lajmeve, Skripal falënderoi ambasadën ruse për ofertën e saj të ndihmës. Por ajo tha se ajo dhe babai i saj nuk ishin "gati ta merrnin".

Ajo gjithashtu falënderoi ata që e kishin trajtuar atë që nga sulmi, duke i përshkruar ato si "të mrekullueshme dhe të mira".

"Ne jemi kaq me fat që të dy kemi mbijetuar nga tentativa për vrasje. Shërimi ynë ka qenë i ngadalshëm dhe jashtëzakonisht i dhimbshëm".

Yulia Skripal shtoi se ajo do të merrte kohë dhe se shpreson të kujdeset për babanë e saj derisa të shërohet plotësisht.

Ylia 33 vjeçe dhe babai i saj 66 vjeç u gjetën të shtrirë në një stol në park pas helmimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy