Reciprociteti për targat, takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë

Reciprociteti për targat, takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbisë

Grupet e Punës të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për targat janë takuar sërish në Bruksel për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje.

Kjo është konfirmuar nga i ngarkuari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak që shkroi se diskutimet sollën më shumë qartësi ldihur me zgjedhjen e përhershme.

"Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë kanë ardhur në Bruksel për takimin e katërt të Grupit Punues për targat. Diskutimet sollën më shumë qartësi në lidhje me opsionet dhe rezultatet e mundshme. I inkurajoj palët që të vazhdojnë të punojnë për opsionet e mundshme deri në përfundim të afatit”, shkroi Lajçak

Çështja e targave rriti tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vitin e kaluar, kur Prishtina zyrtare vendosi për reciprocitet në këtë çështje. Të dy vendet u dakorduan që të aplikohen ngjitëset deri në zgjidhjen e plotë të çështjes për të cilën po angazhohen këto grupe punuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy