Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin e djeshëm në Laç, ku u përfshi një makinë policia dhe mbetën të plagosur tre persona.
21-vjeçari Klevi Bardhi, djali i kryetarit të Bashkisë së Kurbinit, Artur Bardhi, është vënë në pranga paraditen e sotme.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në aksin Milot-Fushë Krujë, ku “Benzi” me targa AA 111 OU, që drejtohej nga Bardhi, përplasi në pjesën e pasme një “Ford” me targa AA 602 CH me drejtues shtetasin F.A dhe mjetin e policisë Lezhë me targa Policia 2024.
Për pasojë janë lënduar një efektiv i Policisë Rrugore dhe 2 pasagjerë në mjetin që drejtohej nga Bardhi.



