
Një deputet i Parlamentit Evropian nga radhët e SYRZIA ka dhënë dorëheqjen nga partia kryesore opozitare pasi autoritetet parlamentare morën një kërkesë për heqjen e imunitetit të tij si eurodeputet si pjesë e një hetimi mbi ngacmimet e dyshuara seksuale që datojnë tre vjet më parë.
Alexis Georgoulis mohon akuzat.
“Fatkeqësisht, ne jetojmë në kohë të vështira dhe të rrezikshme. Përballë këtij sulmi të rremë dhe fyes, që po kryhet, ndoshta jo rastësisht, pak ditë para zgjedhjeve kombëtare, unë synoj të bëj betejën time përmes sistemit të drejtësisë, për të vërtetën dhe rivendosjen e emrit tim të mirë", është shprehur ai.
“Në këtë kontekst dhe për shkak se nuk dua aspak të ndikoj në luftën e SYRIZA-Aleancës Progresive, në të gjitha nivelet, me një çështje thjesht personale, po vihem në dispozicion të organeve të partisë dhe po dorëzoj dorëheqjen time si anëtar i partisë si dhe nga grupi SYRIZA-Aleanca Progresive në Parlament”, tha Georgoulis.
Të hënën, presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola informoi organin se kishte marrë një kërkesë nga autoritetet kompetente belge për heqjen e imunitetit parlamentar të Georgoulis.
“Kam marrë një kërkesë nga autoritetet kompetente belge për heqjen e imunitetit parlamentar të Alexis Georgoulis. Kërkesa i është referuar komisionit të çështjeve ligjore”, tha Metsola.



