Banorët e zonës së Kënetës në Durrës, "bashkëjetojnë" me kanalin e ujërave të zeza. Institucionet nuk japin zgjidhje

Banorët e zonës së Kënetës në Durrës, "bashkëjetojnë" me kanalin e ujërave të zeza. Institucionet nuk japin zgjidhje

Emisioni investigativ “Xhadat” takoi banorët e lagjes 17 në Kënetë Durrës. Përafërsisht një mijë banorë në këtë lagje jetojnë mes kanalit të madh të ujërave të zeza. 

Ky kanal ka gati 20 vite thonë banorët, por nuk ka qënë në gjendje kaq të keqe. Aty tashmë derdhen ujërat e zeza të banesave përreth këtij kanali. 

Banorët shprehen se, gjatë këtyre viteve u është premtuar se do të mbyllet po deri me tani nuk është marrë asnjë masë, përveçse pastrimi i tij njëherë në dy vite.

Banorët shprehen se pastrimi i këtij kanali nuk është zgjidhje për ata pasi, kanali në pak kohë kthehet prapë në gjëndjen fillestare. Aroma në atë zonë është shumë e keqe madje disa banorë thonë se kanë filluar të kenë dhe probleme shëndetsore për shkak të këtij kanali.

Ne u interesuam tek Ujësjellës Kanalizime në Durës për të marrë informacion se pse këta qytetarë janë lënë të bashkëjetojnë me ujërat e zeza për gati 20 vite. Aty takuam nëndrejtorin e Ujësjellsit i cili na tha se:

Ai kanal nuk është në varësi të  Ujësjellës kanalizime Durrës. Kjo është në varësi  të ndërmarjes Rruga Ura tek Bordi i Kullimit Kanalet e hapura nuk janë në administrimin tonë. Jemi të ujësjellës kanilizime pra bëhet fjalë kanalizimet nëntoksore ato të hapurat varen nga ndërmarja rruga ura.

Meqënse tek Ujësjellës Kanalizime Durrës na u tha se kjo është në varësi të Ndërmarjes Rruga Ura ne kontaktuam me drejtorin e kësaj ndërmarje në qytetin e Durrësit z.Aljon Hysko i cili na sqaroi se:

Ai kanal që ju thoni është 19,  i themi ne me kod  dhe është pastru vjet dhe është futur prap  në plan të punës sivjet,  diku nga muaji i ardhshëm në mos gaboj do pastrohet  të gjithë kolektori që ka nisur.

Duke e ditur që është aq afër me banesat, ne kemi  një kategori pune manualisht duhet të pastrohet njëherë në dy vjet apo tre vjet, po duke e ditur ngarkesën që ai ka ne e fusim në plan pune çdo vit dhe është i gjithi me transport sepse me rregullore ai duhet të hidhet i gjithi në basen. Po duke e ditur që janë shtëpitë afër, banorët revoltohen ne e trasportojmë.

Ne fillojmë fazën e pastrimit  mbas muajit mars për këto kanale të hapura. Këta që janë me transport i lemë për një etapë më të vonë sepse duhet gjetur mënyra e hedhjes së materialit.

Nuk është në kompetëncë të ndërmarjes rruga të shprehet për mbyllje apo për investim, ne kemi thjesht mirëmbajtje pastrim. Këtë e ka Bashkia, sepse ato janë gjëra që duhen vetëm me investim. Mesa kam dijeni unë nuk ka asnjë projekt.

Kemi qënë aty ka filluar punimi, punë ditësh është themi që mesi i muajit që vjen është i mbaruar si pastrim. Ka një gjatësi diku tek 600 metra linear, që do pastrohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy