Kryeministri Rama ka reaguar për herë të parë pas skandalit me sanitaren e spitalit Covid 2, e cila mashtroi famljarët e një pacienteje duke i marrë mbi 8 milionë lekë në këmbim të përkujdesjes së 55-vjeçares, e cila ndërroi jetë.
Rama e ka konsideruar një akt të shëmtuar që kurrsësi nuk mund të përbaltë mjekët dhe infermierët.
“Një mesazh mbi aktin e shëmtuar të sanitares së ekspozuar nga gazetarët investigativë të emisionit STOP, të cilët meritojnë falenderim e respekt për kontributin e tyre në prangosjen e një personazhi të turpshëm, që në asnjë mënyrë nuk mundet ta përbaltë trupën e denjë të bluzave tona të bardha – çdo pyll ka derrat e vet, po kurrsesi ata që abuzojnë me bluzën e bardhë nuk janë shumica dërrmuese e mjekëve dhe infermierëve të përkushtuar shqiptarë", tha Rama.



