
Dimitris Avramopulos, Komisioner për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë në BE thotë se mbështet lëvizjen e lirë të shqiptarët, por duhen shtuar kontrollet në kufi. Gjatë një konference për mediat ku Komisioni raporton për zbatimin e standardeve për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Partneritetit Lindor, Avramopulos theksoi se duhen zgjeruar hetimet për grupet kriminale të krimit të organizuar.



